Profesori universitar Milazim Krasniqi, është shprehur i çuditur sot.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se po çuditet me kërkesat që po i bëhen LDK-së që ta votojnë blanko Vjosa Osmanin për presidente.
Sipas tij, Vjosa është personi që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat.
Ai shprehet se kërkesa e tillë është ose naivitet ose pafytyrësi.
Sipas profesorit, LDK u shndërrua në ORA.
Postimi i plotë:
T’i kërkosh LDK-së ta votojë blanko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.”
Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK.