Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shpërndarjen e vaksinave anti-covid në Kosovë, të financuara nga Komisioni Evropian.
Ajo ka shkruar në Twitter se po qëndrojnë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, diskutimi me Kurtin ka qenë për të nisur vaksinimi sa më i shpejt për punëtorët shëndetësor dhe personat më në nevojë.
“Së bashku do të tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, kryeministri Rama, pas bisedës me Ursula von der Leyen, ka thënë se në rajonin tonë së shpejti do të vinë nga Komisioni Evropian, 651 mijë vaksina Pfizer.