Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka uruar Blerim Sallahun, i cili u emërua zëvendësministër i Drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se bashkë me Sallahun, do të punojë për të mirën e vendit dhe për një Kosovë, vend me drejtësi e zhvillim.
Ministrja ka paralajmëruar se së shpejti do të nisin punët me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme dhe Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i Haxhiut:
Blerim Sallahu do të jetë zv. Ministër i Drejtësisë
Me Blerimin para 11 viteve jemi takuar në Lëvizje.
Jam shumë e lumtur që së bashku do të vazhdojmë të punojmë në jetësimin e zotimeve tona. Këtij rrugëtimi do t'i bashkohen edhe shumë profesionistë që ia duan të mirë vendit dhe e duan Kosovën vend me drejtësi e zhvillim.
Shumë shpejt nisim punën me grupet punuese lidhur me projektligjin për veting, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe shumë çështje të tjera!
Kosova do të bëhet shtet i së drejtës!