Xhevat Dajaku, vëllai i Besim Dajakut, truprojës së presidentit historik, Ibrahim Rugova i cili u vra në një atentat më 19 tetor të vitit 2001, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh të qartë ndaj LDK-së për votën ndaj Vjosa Osmanit për presidente.
“Nëse #VjosaOsmani nuk votohet për Presidente, atëherë do të bindem se 100% prej 99% sa jam i bindur - ju jeni bashkëpunëtorë të krimit e të hajnisë! Dhe do të quheni "VRASËSIT E PADUKSHËM" që edhe pse me vones, ju pamë ashiqare!!!!!...”, shkruan ndër tjerash Xhevat Dajaku, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
#VjosaOsmani Presidente
Mos na torturoni!
Ju që thirreni në emrin e votuesve, që zgërdhiheni para mediave, me ato buzëqeshjet cinike, injoruese, dominuese, s'jeni asgjë më shumë sesa torturues të vullnetit të mirë. Jeni torturues të së ardhmes, jeni torturues të perspektives; o jeni kolona e hijeve të zeza, që armët i keni të mbushura me demagogji, hipokrizi dhe mashtrim!
Ju keni votuar edhe kriminelë; ju keni bashkëpunuar ngushtë me ta; ju i shani ata ditën e çaraveshni me ta natën, thjesht jeni bashkëpunëtorë të nëntokës. Pikërisht për këtë qasje vendi ynë dhe njerëzit tanë po vuajnë. Ju milionerët e paqes dhe të luftës jeni edhe mjeshtër, na keni mashtruar përgjatë gjithë kohës, jeni sharë e keni nxitë përçarje dhe pastaj keni bashkëpunuar me e vjedhë këtë vend të Vogël që ma shumë është derdh gjak e lot sesa shi!...
Nëse #VjosaOsmani nuk votohet për Presidente, atëherë do të bindem se 100% prej 99% sa jam i bindur - ju jeni bashkëpunëtorë të krimit e të hajnisë! Dhe do të quheni "VRASËSIT E PADUKSHËM" që edhe pse me vones, ju pamë ashiqare!!!!!...
Zoti do të na ndihmojë kur ne e ndihmojmë veten!
Xh.D