Albin Kurti flet për sigurimin e vaksinave anti-Covid: Po punojmë ditë e natë

Aktuale

Albin Kurti flet për sigurimin e vaksinave anti-Covid: Po punojmë ditë e natë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:13
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, pas telefonatës së marrë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se po punojnë ditë e natë për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Një deklarim të tillë Kurti e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa tha se von der Leyen ka shprehur përkushtimin e saj për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Sot pranova një thirrje telefonike nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi angazhimin e BE’së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.

“Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, shkruhet tutje.

 Për mbështetjen e BE’së për sigurimin e imunizimit të kosovarëve ndaj koronavirusit përmes vaksinës ka folur vetë presidentja e KE’së. Von der Leyen, nëpërmjet një postimi ka thënë se do shpërndahen vaksina për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat