Nesër Presheva voton. Ardita Sinani do të jetë kandidate për kryetare të Komunës të Preshevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit 2021.
Analistja Donika Emini shpreh përkrahjen për kandidaten shqiptare në Preshevë.
Ai ka thënë se, Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit, dhe është mundësia për një Preshevë të Re.
Postimi në Facebook:
Një grua për Preshevën.
Nesër voton Presheva që ka probleme multi-frontale zgjidhja e të cilave kërkon lidership dhe energji. Është guxim, atdhedashuri dhe emancipim ta synosh kreun e Komunës në një kontekst të tillë. Aq më tepër duke e ditur se as Kosova e sotme nuk ka grua për kryetare të komunës.
Ardita Sinani është sot zëri, mendja dhe fytyra e përparimit. Është mundësia për një Preshevë të Re. Bashkëkohore.
Prandaj sot,
Unë jam me Ardita Sinani
