Vaksinat mbërrijnë në Kosovë në këtë orë, flet kryeministri Kurti dhe ministri Vitia

Aktuale

Vaksinat mbërrijnë në Kosovë në këtë orë, flet kryeministri Kurti dhe ministri Vitia

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:00
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Agjenda e ceremonisë:

-20:15 - Fillimi i ceremonisë

-20:20 - Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat