Haradinaj kujton të rënët e Izbicës, të cilët u masakruan mizorisht 22 vite më parë

Aktuale

Haradinaj kujton të rënët e Izbicës, të cilët u masakruan mizorisht 22 vite më parë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Izbicës, njëzetedy vite më pare,

Në këtë betejë u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj.

‘Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi!

Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.

Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë.

Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.

Lavdi’, është shprehur Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat