Arianti Koci komenton vaksinimin e shqiptarëve në Serbi, përmend edhe prejardhjen e Albin Kurtit

Aktuale

Arianti Koci komenton vaksinimin e shqiptarëve në Serbi, përmend edhe prejardhjen e Albin Kurtit

Nga: A.Morina Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:21
Arianti Koci

Avokati Arianti Koci ka folur për debatin që është bërë ditëve të fundit, në lidhje me shqiptarët që po marrin vaksinat anti-Covid në Serbi.

Koci tha se kush nuk ka pasur të sëmurë rëndë në familje, apo nuk ka qenë vet, mundet me folë pallavra e më thënë që marrja e vaksinave, është gjest jo i mirë - gjest jopatriotik.

Ai kërkoi nga shqiptarët e Preshevës, Ulqinit, Strugës apo nga cilido vend, që të mos preken nëse dikush e shpreh një mendim, qoftë edhe i gabuar.

“Jemi vëllezër dhe Kosovën e kemi shtetin e përbashkët. Si argument për këtë, po e theksoj që Albin Kurti e ka babain prej Katërkollës (Vladimirit). Ky fakt nuk i ka penguar të bëhet kryeministër. Për më tepër, une Albinin e konsideroj kosovar, po ashtu sa vetën”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

1.

Kush nuk ka pasur të sëmurë rëndë në familje, apo nuk ka qenë vet, mundet me folë pallavra e më thënë që marrja e vaksinave, është gjest jo i mirë - gjest jopatriotik.

Mua nuk më falët me e marrë vaksinën në Serbi.

Por, kush ka mundësi, dhe jeta i i rrezikohet seriozisht, le të gjindet si të mundët - pasi shteti nuk po kujdesët për qytetarët e vet.

Ka individ, që nëse infektohen me Covid 19, vdekjen e kanë thuaja të sigurt.

2.

Tani në kohë pandemie, sigurimi i vaksinave për qytetarët e Republikës së Kosovës nga ana e cilitdo politikan, është akt heroik - i barabartë me pjesëmarrjen në luftën e ndritur për çlirimin e Kosovës.

3.

Vëllëzërit tanë kosovarë, me prejardhje nga Presheva, Ulqini, Struga apo nga cilido vend, besoj që nuk kanë arsye me e ndier vetën të huaj në Kosovë, as me u prekë nëse dikush e shpreh një mendim, qoftë edhe i gabuar.

Kosova është shteti ynë i përbashkët.

Une dhe shumë si une, aspak nuk bëjmë e as nuk kemi bërë dallime regjionale.

Jemi vëllëzër dhe Kosovën e kemi shtetin e përbashkët.

Si argumet për këtë, po e theksoj që Albin Kurti e ka babain prej Katërkollës (Vladimirit). Ky fakt nuk i ka penguar të bëhet kryeministër.

Për më tepër, une Albinin e konsideroj kosovar, poashtu sa vetën.

Madje, kurrë nuk e kam konsideruar tjetër, përveç kosovar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat