Profesori universitar Enver Bytyçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë disa fjalë të mira për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, vajza e themeluesit të lëvizjes për lirinë e Kosovës, shkrimtarit Jusuf Gërvalla.
Bytyçi kujton se “Jusuf Gërvalla i shkruante në pranverën e vitit 1980 Enver Hoxhës dhe i thoshte se‘Ne nuk mund të presim që të fitojë revolucioni komunist në botë e më pas të besojmë në çlirimin e Kosovës prej Serbisë’”.
Sipas tij, kjo simbolikë e lidhur midis brezave jep shpresë dhe garanci për të ardhmen e Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Donika Gërvalla - Zv. kryeministre dhe ministre e Punëve te Jashtme të Republikës së Kosovës!
Vajza e themeluesit të lëvizjes për lirinë e Kosovës, shkrimtarit Jusuf Gërvalla, të cilin e ekzekutuan në janar 1981 çetnikët serbë të Jugosllavisë. Jusuf Gërvalla i shkruante në pranverën e vitit 1980 Enver Hoxhës dhe i thoshte se “Ne nuk mund të presim që të fitojë revolucioni komunist në botë e më pas të besojmë në çlirimin e Kosovës prej Serbisë"!
E bija, Donika Gërvalla, sot niset nga principi se "Liria dhe shtetësia e Kosovës nuk varën në asnjë moment nga vullneti i Serbisë" Se "Pavarësia, liria dhe shteti i Kosovës janë një realitet i padiskutueshëm"!
Kjo simbolikë e lidhur midis brezave jep shpresë dhe garanci për të ardhmen e Kosovës!