Në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë i vaksinave.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur arritjen e 24 mijë vaksinave në Kosovë.
Por ai nuk e ka kuptuar ceremoninë e pranimit të vaksinave.
“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!“, shkroi ai në Twitter.