Inxhinieri Ermal Sadiku i ka propozuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia krijimin e një platforme dixhitale pas arritjes së vaksinave të para në Kosovë.
Sadiku përmes një postimi në Facebook tha se kjo platformë do ta rriste besimin e qytetarëve ndaj insitucioneve që bëjnë vaksinimin dhe ndaj vet vaksinimit si proces.
“I dashur Minister Vitia, Se shpejti ne Kosove do te duhet te vaksinohen mbi 1 milion banore. Do te duhet percjellje e te vaksinuarve, importi dhe perdorimi i vaksinave, utilizmi i vaksinave, kamapnja dixhitale per vaksinim, e-regjister i imunizimit, kartela dixhitale te vaksinimit etj etj”, ka shkruar Sadiku.
Tutje ai theksoi se këtë platformë për shtetin e Kosovës do ta bënte pa pagesë.