Ngjarjet e datës 29 Mars 2021
- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me rastin e pranimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative mbi kërkesën e GLPS dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes.
(Zyret e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Rr. Rexhep Luci Nr. 16/1, ora 11:00)
- Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Faktultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
(Rektorati i UP-së, ora 12:00)