Quni zbulon qëndrimin e tij për kandidaturën e Osmanit, tregon se sot mblidhet LDK-ja

Aktuale

Quni zbulon qëndrimin e tij për kandidaturën e Osmanit, tregon se sot mblidhet LDK-ja

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:23
Anton Quni

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Quni ka zbuluar edhe qëndrimin e tij për Osmanin dhe kandidaturën që ka shpallur e njejta.

“Unë kam miqësi me zonjën Osmani, i njoh të gjitha vlerat e saj dhe jam mëse i bindur se vendimi i LDK-së do të jetë në favor të qytetarëve dhe në favor të shtetit”, tha ai.

Ish-ministri ka treguar edhe pse është tëhequr nga gara për kryetar të LDK-së.

“Momenti kur jam vendos mu tërheq nga gara, determineus ishte fakti që me dhanë një mesazh që ne duhet me i dhënë mundësi gjeneratave të reja”, tha ai.

Vjosa Osmani e ka ushtruar detyrën e presidentit të Kosovës për disa muaj pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në marrëveshjen LVV-Lista “GUXO”, Osmani ishte bërë e ditur se do të marrë pozitën e presidentit të Kosovës.

Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

Ajo mund të emërohet presidente vetëm nëse i siguron 2/3 e votave të të gjithë deputetëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat