Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 29 marsin, ditën e masakrës së Belegut të Deçanit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, 49 personat që u vranë në këtë masakër, ishin të paarmatosur, të cilët nuk u kursyen nga barbarët.
Sakrifica e të rënëve është motiv për të dashur atdheun e për të ruajtur lirinë, shprehet Haradinaj.
Postimi i plotë:
Liria erdhi me çmim shumë të lartë!
29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët.
29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftëtarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica.
Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij.
Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.
Lavdi e përjetshme!
RH