Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu po vazhdon të merret me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Disa ditë më parë, Musliu përmendi vajzën e Kurtit, duke thënë se ai do të jetë kryeministri i parë që fëmija i tij nuk flet shqip.
Tani, deputetja e PDK-së ka reaguar në lidhje me mos reagimin e kryeministrit në 22 vjetorin e masakrës së Izbicës.
“A mundet me më tregu dikush a foli ndonjë fjalë për masakrën e Izbicës, Kryeministri i Kosovës”, shkroi Musliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
A mundet mem tregu dikush a foli ndonjë fjalë për masakrën e Izbicës
Kryeministri i Republikës?