“Vjosa Osmani nuk është presidentja më e votuar”, Ibrahimi paralajmëron Vetëvendosjen

Aktuale

“Vjosa Osmani nuk është presidentja më e votuar”, Ibrahimi paralajmëron Vetëvendosjen

Nga: A.Morina Më: 29 mars 2021 Në ora: 11:17
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se vendi nuk guxon të shkojë në zgjedhje të reja, në rast se dështon zgjedhja e presidentit të vendit.

Ai tha se të gjitha partitë kanë përgjegjësi për mos të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ibrahimi tha se kandidatura e Vjosa Osmanit në zgjedhjet parlamentare është taktikë zgjedhore

“Deklarimi i kandidaturës së presidentit në zgjedhje parlamentare është vetëm taktikë zgjedhore por assesi legjitimim i kandidaturës. Presidenti deri tani është zgjedhur bazuar në një marrëveshje politike, prandaj partia fituese duhet ti prijë procesit të arritjes së asaj marrëveshjeje dhe të mos lejojë shkuarjen në zgjedhje”, shkroi Ibrahimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendi nuk guxon të shkojë në zgjedhje për arsye të mos-zgjedhjes së presidentit. Partitë politike, secila sipas peshës së votës e kanë përgjegjësinë për mos ta lejuar një gjë të tillë.

Zonja Osmani me mbi 300 mijë vota është DEPUTETJA më e votuar por jo edhe presidentja më e votuar.

Deklarimi i kandidaturës së presidentit në zgjedhje parlamentare është vetëm taktikë zgjedhore por assesi legjitimim i kandidaturës.

Presidenti deri tani është zgjedhur bazuar në një marrëveshje politike, prandaj partia fituese duhet ti prijë procesit të arritjes së asaj marrëveshjeje dhe të mos lejojë shkuarjen në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat