Sot në orë 10:00, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajti një takim virtual me kryetarët e komunave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se aty u diskutua për procesin e shpërndarjes së vaksinave.
Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj jave, ndërsa në atë takim edhe u rregullua shpërndarja e tyre.
“Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj jave. Komunat janë të përgatitura për procesin e vaksinimin.
Nga 24 mijë doza vaksina, 13 mijë do të shkojnë për stafin shëndetësor dhe 11 mijë për personat mbi moshën 80-vjeçare dhe që kanë probleme kronike”.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për probleme të ndryshme nëpër komuna.
“Biseduam për procesin e shpërndarjes së vaksinave nëpër komunat e Kosovës, bashkëpunimi me kryetarët, problemet që janë nëpër komuna sa u përket aspeketeve shëndetësore, që të kemi takime më të shpeshta që më i thirrë problemet që vijnë nga niveli lokal siç është problemi i kontratës kolektive, problemi i specializantëve, ofrimi i qendrave të mjekësisë familjare me barna esenciale”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës theksoi që temë diskutimi ishte e vendosja e masave të reja.
“U diskutu edhe çështja e masave të reja dhe u vendos që çdo ndryshim i masave të bëhet me diskutim të plotë më komunat përmes Asociacionit të Komunave…”.
Kujtojmë se mbrëmë Kosova ka pranuar kontingjentin e parë me vaksina kundër Covidit-19 nga “COVAX”-i.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se procesi i vaksinimit duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.
Kurti, gjithashtu paralajmëroi edhe vendosjen e masave të shpejta për të ulur numrin e të të infektuarve