Pleurat Sejdiu, kreu i Odës së Mjekëve në Kosovë tregoi në Euronews Albania se ky shtet është në valën e tretë të COVID-19.
“Dy javët e fundit janë rritur numrat në mënyrë drastike në krahasim me ato para zgjedhjeve që i kemi pasur në Kosovë”, u shpreh mjeku Sjediu.
Sa i përket procesit të vaksinimit në Kosovë, mjeku tha se qeveria e kaluar mesa duket nuk u angazhua maksinalisht në sigurimin e vaksinave, që ato të mbërrinin më shpejt në këtë shtet.
Për fillimin e procesit së injektimit ai u shpreh se tashmë është një dritë në tunel në këtë periudhë të vështirë.
“Janë rreth 500 mjekë dhe infermierë që janë vaksinuar nga donacioni i Shqipërisë. Ne kemi mbi 11 mijë punëtorë shëndetësorë që priten te vaksinohen”, tha ai.
Në lidhje me vaksinat ruse dhe kineze, mjeku nënvizoi se nëse shtetet e tjera janë duke i përdorur këto vaksina me mjaft sukses, nuk ka arsye pse të mos merren edhe nga Kosova.