Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka disa ditë që është i shtrirë në spital pas infektimit me koronavirus.
Ai po qëndron në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon kurimin e tij.
Gjendja shëndetësore e tij po vazhdon të jetë stabile.
Ish presidentit Sejdiu, po i dëshiron shërim të shpejt kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli shkruan se, Covid-19 është virus i rrezikshëm, të cilin mund ta përballojmë vetëm me disiplinë.
Postimi i plotë:
Presidentit të dytë të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.
Covid-19 është virus i rrezikshëm, të cilin mund ta përballojmë vetëm me disiplinë dhe duke i respektuar rregullat, gjë që Presidentit nuk i mungon.
Andaj lutemi dhe shpresojmë që sa më parë të kthehet në ritmin normal të jetës.