Gazetari, Feim Tahirsylaj është emëruar këshilltar për media në kabinetin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa është zotuar se do të punojë për siç thotë ai, ditë e natë, natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Sot jam emëruar këshilltar për media në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit njëherësh dhe u.d. President i Kosovës, z.Glauk Konjufca.
Është nder dhe respekt i veçantë për mua, që me përgatitjen dhe përvojën time profesionale, t'i shërbej me përulësi dhe dinjitet shtetit tim - Republikës së Kosovës.
I jam shumë mirënjohës dhe falënderues z.Glauk Konjufca për besimin e dhënë.
Zotohemi se do të punojmë ditë e natë për të çuar në vend vullnetin plebishitar të sovranit.
Bashkë na priftë e mbara!