Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk ka asnjë arsye që të vaksionohet.
Sipas tij, ai e ka kaluar Covidin por ai po e shfrytëzon privilegjin e pushtetit.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti nuk ka asnjë arsye që të vaksinohet. Ai e ka kryer virusin, ndërkohë që Kosova ka marrë një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave anti-Covid.
Liderë të ndryshëm botërorë janë vaksinuar, ndër të tjera për të bindur qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Por ky kontigjent i vaksinave nuk është për vaksinim masiv. Është për punëtorët e shëndetësisë, të cilët s'kanë nevojë ta shohin Albin Kurtin tek vaksinohet, për t'u bindur që ta marrin vaksinën.
Albin Kurti po e shfrytëzon privilegjin e pushtetit. Po vaksinohet, ashtu siç në qeverinë e tij të parë, ai dhe i gjithë stafi i tij i bënë testet para të gjithë qytetarëve të tjerë.
Albin Kurti do që të tregojë që jeta më e rëndësishme në këtë vend, është jeta e tij, edhe kur kjo nuk është në rrezik. Edhe kur duhet t'ia rrezikojë jetën ndonjë qytetari tjetër që nuk do të marrë vaksinën që po e hargjon sot Albin Kurti.