Ministri Sveçla takon menaxheren e Programit të ICITAP-it

Aktuale

Ministri Sveçla takon menaxheren e Programit të ICITAP-it

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:41
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar menaxheren e Programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe.

Gjatë këtij takimi Sveçla e falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë deri më tani, dhe u zotua se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të pandemisë COVID-19 dhe për angazhimin e MPB-së në luftimin e këtij virusi.

Ndërsa Riffe uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe theksoi se ICITAP do të jetë i përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të ketë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat