Analisti politik, Faton Mehmeti përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me suspendimin e gazetarit, Ridvan Berisha.
Berisha para pak orësh bëri një shkrim në rrjetin social të tij, Facebook, duke e lënë fajtorë Kurtin për këtë suspendim.
Mehmeti në reagimin e tij thotë që suspendimi i Berishës nga RTK është hapi i parë i çkapjes së televizonit public të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu analisti thotë që prej kohësh në këtë television ka pasur propagandë të klanit “Pronto”.
Postimi i plotë
Suspendimi i Ridvan Berishës nga RTK është hapi i parë i çkapjës së televizionit publik të Kosovës. Ky televizion prej kohës është bërë mjet i propagandës së klanit "Pronto".