​Kurti-Orlando: Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

​Kurti-Orlando: Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën

Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando.

Diplomati italian me këtë rast konfirmoi përkrahjen e vendit të tij për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar dhe avancuar edhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm.

Ndërsa, Kurti tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën dhe se në këtë drejtim e siguroi që qeveria e udhëhequr nga ai është e gatshme dhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në fushat me interesa të përbashkëta.

Teksa falënderoi ambasadorin italian për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat