Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aplikimit të vaksinës së parë kundër COVID-19, të cilën sot e mori kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se për vaksinë më shumë kanë nevojë qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid, sesa njerëzit e politikës.
Postimi në Facebook:
Vaksina "Astra Zeneca" e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin.