“Mos ia jep shpejtë, a po të djeg”, Kurti qesh me ngacmimet e gazetarëve gjatë vaksinimit

Aktuale

“Mos ia jep shpejtë, a po të djeg”, Kurti qesh me ngacmimet e gazetarëve gjatë vaksinimit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:33
Albin Kurti

Minuta më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori vaksinën kundër Covid-19.

Gjatë procesit të vaksinimit, pati ngacmime drejt tij nga ana e gazetarëve.

“Mos ia jep shpejtë, kadale”, “A po të djeg“, janë disa prej tyre që u dëgjuan. Mirëpo Kurti i mori që gjitha me sportivitet, teksa edhe qeshi.

Pas marrjes së vaksinës, Kurti tha se nuk e shfrytëzoi privilegjin që të vaksinohet i pari, por që ti inkurajojë të gjithë qytetarët të marrin këtë vaksinë.

“Si kryeministër i Kosovës nuk kam kërku që të shfrytëzoj priviligjin që të vaksinohem i pari, por për të inkruajuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Do të kemi edhe vaksina të tjera, do të përpiqemi maskimalisht që sa më shumë qytetarë të vaksinohen.

Me shembullin tim dua tu them të gjithëve të vaksinohen dhe të heqin dilemaat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, vaksinat janë të nevojshme meqenëse përmabllemi me pandeminë. Ndërkohë ju lus të gjithëve mbani maskat, distancën, higjienën dhe evitoni grumbullimet në vendet e mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat