Havolli: 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen të martën

Aktuale

Havolli: 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen të martën

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Rreth 150 mjekë dhe infermierë të Klinikës Infektive në Prishtinë do të marrin nesër (e martë) vaksinën kundër Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, Fitim Havolli, i cili ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet shumë shpejt në tërë Kosovën.

“Diku 150 mjekë dhe infermierë do të vaksinohen nesër. Do të fillohet nga Klinika Infektive, ndërsa kontingjenti i parë i vaksinave do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndetësorë”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se atëherë kur të vaksinohen së paku 70 për qind e popullsisë, do të ketë një kontroll të sistemit shëndetësor.

Kujtojmë se, 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të dielën e 28 marsit.

Kështu Kosova u bë shteti i fundit në Evropë që siguroi disa vaksina.

I pari që e ka marrë këtë vaksinë është kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se 60 për qind e popullatës do të vaksinohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat