Analisti Shala: LDK ka vendosur me përkrahë Vjosa Osmanin – jep lajmin e mirë për partinë e Lumir Abdxhikut

Aktuale

Analisti Shala: LDK ka vendosur me përkrahë Vjosa Osmanin – jep lajmin e mirë për partinë e Lumir Abdxhikut

Nga: N. H Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:09
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Krenar Shala, ka reaguar në Facebook, me anë të një postimi, me ç’rast ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë.

Shala ka analizuar deklaratën e Hazirit, dhe shkruan se kjo parti tashmë ka vendosur edhe zyrtarisht me e përkrah procesin e zgjedhjes së presidentit.

E, lajmi i mirë për LDK-në e Lumir Abdixhikut është se sipas Shalës, në zgjedhjet e ardhshme kjo parti me këtë veprim do të radhitet e dyta, duke e lënë pas PDK-në.

Image
Krenar Shala

“LDK-ja paska vendosur tashmë edhe zyrtarisht me e përkrah procesin e zgjedhjes së presidentit, ose me thonë kshtu shkurt e shqip, me e bo kuorumin për zgjedhjen e Vjosës presidente.

Me këtë veprim ia ka siguru vetes vendin e dytë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka shkruar analisti Krenar Shala në Facebook.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Në takim është folur për çështjen e presidentit, më saktësisht qëndrimin në votim për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Nënkryetari Haziri ka thënë se qëndrimi i kryesisë është që të qëndrohet në sallë, ndërkohë që nesër kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet edhe me grupin e deputetëve të këtij subjekti për t’ia bërë të ditur qëndrimin e Kryesisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat