“Qenkeni dhezë bletat e Albinit e Vjosës”, Ridvan Berisha vazhdon përplasjet

Aktuale

“Qenkeni dhezë bletat e Albinit e Vjosës”, Ridvan Berisha vazhdon përplasjet

Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:41
Ridvan Berisha

Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha njofton se është suspenduar nga puna në transmetuesin publik.

Berisha ka përmendur kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe disa kolegë të tij në RTK, të cilët sipas tij kanë ndikuar në suspendim.

Ai i quan oportunistë Festim Kabashin, Xhymret Veliun dhe Ngadhnjim Kastratin.

“Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne”, shkruan ai ndër të tjera në Facebook.

Ndërkohë, Berisha është duke vazhduar përplasjet edhe me qytetarët.

Në llogarinë e tij në Facebook, shihet duke u thënë komentuesve “Qenkeni dhezë bletat e Albinit e Vjosës, veç kallxoni qeshtu, shprehuni”.

Komentet janë bërë në postimin ku ai ka publikuar ka publikuar emailat mes Festim Kabashit, drejtor i RTK-së dhe u.d kryeredeaktorit Xhymret Veliu.

Në njërën nga këto komunikime Kabashi, kishte thënë se Ridvan Berisha, kishte keqpërdorur edhe hapësirën e dhënë në emisionin ‘Debat’, ku gjatë tërë emisionit kishte folur për RTK-në pa qenë temë diskutimi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat