Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka komentuar në emisionin 'Kallxo Pernime' ardhjen e 24 mijë vaksinave “AstraZeneca” kundër COVID-19 në Kosovë, si ndihmë nga UNICEF për vendin.
Drejtori i IKSHPK-së ka thënë se ardhja e tyre ndonëse me vonesë është në kohën e duhur duke shtuar se kjo do të ndihmojë në normalizimin e situatës me COVID-19.
“Është pak me vonesë, por më mirë vonë se kurrë, janë ardhë në kohën dhe momentin e duhur. Garnitura e parë që është paraparë do të vaksionohen që nesër.
Një risi sot është se kemi më shumë të shëruar sesa të infektuar shpresojmë se do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme ky trend. Normalizimi do të vijë gradualisht nga vaksimini i grupeve të rrezikuara”, tha ai.