Deputetja Mimoza Kusari-Lila nuk pret që këtë javë të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit. Kjo thotë se varet shumë përveç tjerash edhe prej procedurave administrative. Por ajo është e bindur se Vjosa Osmani do të jetë presidente e ardhshme e Kosovës.
“Nuk e di saktë për faktin se kjo është procedurë administrative me rastin e zëvendësimit të deputetëve”, thotë Kusari-Lila në ‘DPT te Fidani”.
“Është më mirë të kemi gjithçka të sqaruar dhe të mos humbasim vite të tëra”, thotë ajo.
“Vjosa Osmani-Sadriu është më e votuara me legjitimitet të plotë për të qenë presidente”, thotë Kusari-Lila.
“Unë jam e bindur se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e Kosovës me legjitimitet prej qytetarëve dhe legjitimitetin e deputetëve”, thekson ajo.
“Jam e bindur se do të ketë reflektim edhe prej partive tjera”, shton ajo.