Deputeti i VV-së sugjeron “mbyllje totale për dy javë”

Aktuale

Deputeti i VV-së sugjeron “mbyllje totale për dy javë”

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka thënë se mbyllja totale për dy javë është e domosdoshme.

Kështu ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, duke shpërndarë një postimi të kryeministrit, Albin Kurtit gjatë vaksinimit të tij.

“Vaksina është e sigurt!

Mbyllja totale për dy javë për të izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe, në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë janë hapa të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat