Ngjarjet e datës 30 Mars 2021
- Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave. (Ndërtesa e ish - Rilindjes, kati i 13-të, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)
- Lansohet strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Mbahet takimi i grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e biznesit për të diksutuar daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)
- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit "Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit". (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Agjencia kundër Korrupsionit organizon konferencë për media ku do të prezantohet raportin vjetor për vitin 2020. (Salla e konferencave të AKK-së, ora 11:00)
- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezanton shfaqjen e të rinjve forum teatër “Kur bien perdet”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)
- Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 15:00)
- Zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong ndërmjet KPP “Priping” dhe KPP “Prishtina”, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)