Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës gjatë ditës së sotme ku do të merret vendim për kandidatët për deputetët të cilët do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Ata do të jenë në vend të ish-deputetëve që u caktuan në poste ministrore.
Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Në rend dite në këtë mbledhje është hyrje që do të bëjë Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së dhe Këshilli për Çështje Ligjore që do të bëj shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.