Analisti politik Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të LDK-së për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK e konfirmoi qëndrimin e tij që e kishte deklaruar para shumë ditësh, përcjell Bota sot.
Qorrolli ka thënë se pas 2-4 muaj pas zgjedhjes së presidentit, do të realizohet marrëveshja për kalimin e deputetëve të Listës Guxo në GP të LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
LDK sot e konfirmoi qëndrimin tim të deklaruar që para shumë ditësh: pjesëmarrjen në seancë.
Marrëveshja për kalimin e deputetëve të Listës Guxo në grupin parlamentar të LDK-së — do të realizohet brenda 2-4 muajve pas zgjedhjes së Presidentes.