Analisti politik, Arben Ahmeti thotë se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e Republikës së Kosovës.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, shkruan se, çdo rezultat tjetër në këto rrethana do të ishte thellim i krizës.
“Vjosa R. Osmani duhet të jetë presidente e Republikës së Kosovës.
Çdo rezultat tjetër në këto rrethana do të ishte thellim krize dhe pamundësi që elektorati të shoh ndryshimin që e mbështeti fuqishëm me 14 shkurt.
Nuk ka entuziastë të mëdhenj të kësaj zgjedhje në asnjë kamp, mirëpo zgjidhjet tjera thellojnë krizën”, shkruan Ahmeti në Facebook.