Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në votim në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Për këtë ka reaguar anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi duke thënë se, LDK po dorëzohet vullnetarisht për t'u instrumentalizuar nga hegjemonia e Kurtit.
“Instrumentalizimi i LDK-së nga VV-ja do të jetë pushteti i plotë në duart e Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi në Facebook:
LDK-ja e konfirmoj që nuk është në gjendje të prodhoj politikë të re e spjegim të ri për këtë pushtet prandaj po dorëzohet vullnetarisht për t'u instrumentalizuar nga hegjemonia e Kurtit. Instrumentalizimi i LDK-së nga VV-ja do të jetë pushteti i plotë në duart e Kurtit.