Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, e ka përshëndetur vendimin e kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut për të qëndruar në sallë kur të votohet Vjosa Osmani presidente e Republikës së Kosovës.
Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se Lumiri sot po i duket më i mirë se ai Lumiri i djeshëm.
Sipas tij, ky vendim i LDK-së është i duhur dhe i pritur.
Ai ka uruar tashmë edhe Vjosa Osmanin si Presidente.
Postimi i plotë:
Që 10 vite LDK-ja sot paska fituar një mbështetje të lehtë nga rugovistët, ky është hapi i parë drejt konsolidimit të partisë.
Sot Lumiri po më duket më i mirë se ai Lumi i djeshëm!
LDK-ja paska vendosur unanimisht që të bëjë ma të mirën e mundshme për vendin që si parti institucionale të rri në parlament dhe ti përmbushë detyrimet Kushtetuese, të njëjtën ua ka sugjeruar dhe Lumiri kryesia edhe deputetëve parlamentar që ti kaloi hidhërimet dhe ta përmbushin detyrimin Kushtetues që në zgjedhjen e presidentit ta bëjnë kuorumin e pse edhe të mos e votojnë Vjosën presidente nëse nuk ka ndonjë prapavijë që ne nuk e dimë!
Vendimi i LDK-së është i duhuri dhe i prituri, urime Vjosa Presidente Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e saj miqtë dhe Institucionet e Kosovës amin.