KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë kanë intensifikuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të kësaj komune.
"Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Hasan Oz gjatë takimit me krerët e kësaj komune, të udhëhequr nga z. Xhafer Tahiri, i njoftoi se kompania është duke investuar aktualisht në 9 projekte që kapin vlerën rreth 1.5 milionë euro.
Komuna e Vushtrrisë ka inkurajuar këto investime të KEDS-it, sikurse është zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e tyre.", thuhet në njoftimin e KEDS.
Njoftimi i plotë:
KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë kanë intensifikuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të kësaj komune.
Drejtori i Investimeve në KEDS, z. Hasan Oz gjatë takimit me krerët e kësaj komune, të udhëhequr nga z. Xhafer Tahiri, i njoftoi se kompania është duke investuar aktualisht në 9 projekte që kapin vlerën rreth 1.5 milionë euro.
Komuna e Vushtrrisë ka inkurajuar këto investime të KEDS-it, sikurse është zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e tyre.
KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë janë duke bashkëinvestuar në projektin është duke e renovuar komplet rrjetin në rrugën “Adem Jashari” që gjendet në qendër të qytetit. Aty komplet rrjeti po vendoset nëntokë.
KEDS ka vepruar njëjtë edhe në qendrat e një pjesë të madhe të komunave.