Pas infektimit me Covid-19, flet ish-presidenti Fatmir Sejdiu – kjo është gjendja e tij

Aktuale

Pas infektimit me Covid-19, flet ish-presidenti Fatmir Sejdiu – kjo është gjendja e tij

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:47
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë është infektuar me koronavirus.

Përmes një njoftimi në Facebook, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij tashmë janë shëruar nga COVID-19.

“Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu po vazhdon të jetë stabile.

Të dashur miq,

Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.

Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.

Të dashur miq,

Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.

Zoti ju bekoftë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat