Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar arrestimin e katër personave të cilët dyshohen se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në Telekomin e Kosovës.
Në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se ky veprim i policisë dhe prokurorisë është i mirëseardhur.
“Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.
Po ashtu, ajo ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit
Postimi i plotë:
Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi.
Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre.