Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet presidenti i Kosovës.
Kështu, ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Kandidate për presidente është Vjosa Osmani.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka komentuar ketë vendim të LDK-së.
Abazi e ka mirëpritur këtë vendim të LDK-së, duke thënë se është veprim në drejtim të duhur.
“Vendimi i LDK-së është veprim në drejtim të duhur dhe në funksion të progresit për vendin dhe procesin shtetformues”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Vendimi i LDK-së është veprim në drejtim të duhur dhe në funksion të progresit për vendin dhe procesin shtetformues.
Fillim i mbarë për Kosovën në dekadën e tretë.