Gazetari Cim Peka, ka reaguar pas vendimit të kreut të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryesisë së kësaj parti lidhur me zgjedhjen e presidentes së re, Vjosa Osmanit.
Sipas vendimit që ka marrë LDK-ja, thuhet se në ditën kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentes, deputetët e kësaj partie do të qendrojnë në sallë në menyrë që ata të bëhen kontribues të zgjedhjes së Osmanit si presidente e vendit.
E për ketë Peka në një postim në Facebook ku shihet me një fotografi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar: Bravo i qartë dhe i guximshëm politikisht!
"Kosova me së fundi drejtohet nga politikane rrace", ka shtuar Peka.