Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e komunës së tij.
Jashari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot janë ekzekutuar pagesat e para të subvencionimit për fëmijët e porsalindur.
Jashari thotë se, në vitet e ardhshme pritet që përkrahja për familjen dhe fëmijët të jetë më e madhe.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot janë ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bëra nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.
Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në menyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin.
Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.
Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve.
Uroj që të kemi sa më shumë lindje!