Analisti Krenar Shala, ka bërë një koment pas vendimit të kryetarit të LDK-së, për të qëndruar në Kuvend, në ditën kur do të votohen presidenti.
Shala ka thënë se me këtë vendim ka kaluar PDK-në për nga fuqia politike, përcjell “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:

Bravo Lumir! Potezi i jot edhe i partisë ia ka kalu PDK-së për kah fuqia politike në popull (megjithëse jo në Kuvend). Jeni tashmë partia e dytë.
A po e vëreni se pse ndryshimi me 14 shkurt prodhoi dimension multiplikativ pozitiv? Përpos që ja u ktheu shpresën qytetarëve, e detyroi edhe LDK-në me e shmang trajektoren që e kishte marr për më shumë se një dekadë udhëheqësia e vjetër.
Tash populli e ka shti LDK-në me i hi trajektores edhe për interes të shtetit, por edhe për interes të partisë, nga një trajektore që punojke kundër interesit të shtetit por edhe kundër interesit të partisë.