Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se subjekti që e drejton do të qëndrojë në seancën ku votohet për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se edhe nëse bëhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet të gjejë mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje.
Sejdiu ka shtuar se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë.
“Ne ka kohë që humbim energji dhe resurse në politikë rreth një protagonizmi të skajshëm dhe një diskursi publik që është i mbështetur në parulla bardh e zi, e jo në qeverisje”.
“Mendoj që Lumir Abdixhiku është i qartë në atë se çfarë do të bëjë – e ka zgjedhur një rrugë që ka të bëjë me opozitë dhe konstruktivitet për aq kohë sa i duhet ta ribëjë LDK-në ashtu siç e do ai”.
“Edhe nëse zgjedhjet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet që të gjejë mënyra që ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. Edhe qasja që e ka pasur Kurti karshi partive opozitare është kjo”.