Njohësi i rrethanave politike, Ismail Tasholli, konsideron që emri i kandidatit për president do duhej të vinte nga blloku opozitar, derisa veprimin e LDK’së për qëndrimin e subjektit politik në sallë kur hidhet në votim i par ii vendi e ka quajtur “servilosje”.
Tasholli këto deklarata i ka bërë, teksa ka pasur kritika edhe për autenticitetin e qëndrimit të LDK-së.
“Qëndrimet e LDK’së nuk janë qëndrime racionale por janë të zorit. Nëse e përcjellim qëndrimin zyrtar, madje edhe e shkruar, e sheh që është deklaratë e kalkuluar të zorit politik. E paqartë është serviliteti që ndjehet gjithandej, aty merret hez që të luhet loja konstruktive, duke harruar idenë e të qenit opozitë”, deklaroi ai.
“Opozita do duhej forcuar. Nëse VV i ka numrat, do të ishte më konstruktive që të pozicionohet blloku pozitar, që së paku presidenti të gjejë një emër”, shtoi tutje analisti politik.
“LDK trendet po i merr nga jashtë, andaj qëndrimet e tyre nuk janë autentike”, përfundoi ai.