“Nëse shkojmë në zgjedhje, LDK i merr 20% të votave”

Aktuale

“Nëse shkojmë në zgjedhje, LDK i merr 20% të votave”

Më: 31 mars 2021 Në ora: 00:23
Lumir Abdixhiku

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, thotë se LDK nuk do të duhej t’ia mundësojë zgjedhjen në postin e presidentit, Vjosa Osmanit.

Ukaj thotë se është përgjegjësi e pushtetarëve që t’i gjejnë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri.

I pyetur se a është e gatshme LDK që të shkojë në zgjedhje të reja, ai thotë se po.

Madje, thekson se LDK do t’i merrte minumi 20% të votave.

Ndërsa, ai prapë beson që disa deputetë të LDK-së, nuk do të shkojnë në seancë kur të hedhet në votim zgjedhje e presidentit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat