Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit ka dhënë qëndrimin e AKR-së për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Zyberaj tha se për këtë çështje nuk i ka kontaktuar askush. Kujtojmë se AKR-ja ka deputet në Kuvend vetëm Behgjet Pacollin.
“Për këtë punë askush nuk ka na kontaktuar që të bisedojmë për këtë çështje, besoj se i kanë numrat”, ka thënë Zyberaj për T7.
Për zgjedhjen e presidentit është e domosdoshme që në sallë të qëndrojnë 80 deputetë për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me 61 vota pro në raundin e tretë.
LDK-ja sot gjatë ditës ka marrë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kryesia ka vendosur të qëndrojnë në sallë. Tutje, Abdixhiku ka ftuar deputetët e partisë të qëndrojnë në sallë.